E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet shtëpia e Jim Morrison

LOS ANGELES- Këngëtari i grupit “The Doors”, Jim Morrison kishte një shtëpi në Los Angeles, e cila ishte shpallur monument pas vdekjes së tij. Megjithatë, pak ditë më parë kjo shtëpi u dëmtua gjatë zjarreve.

Ndërkohë edhe 35 shtëpive të tjera në Los Angeles gjatë ditëve të fundit u dogjën nga persona të panjohur.

Policia ofroi shpërblim prej 35 mijë dollarë për çdo informacion mbi djegien e shtëpisë së Morrisont. Dëmet e shtëpisë së këngëtarit ende nuk janë vlerësuar.
Fansat e konsiderojnë shtëpinë me shumë vlera pasi pikërisht në këtë shtëpi në vitin 1968, Morrison shkroi tekstet e albumit "Ëaiting For The Sun", dhe jetoi aty me të dashurën e tij Pamela Courson.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›