E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tradita qytetaret mbushin lokalet naten e Vitit te Ri

Shqiptarët i mbushën plot lokalet e kryeqytetit në natën e ndërrimit të viteve. Kjo është kthyer tashmë një traditë, e cila po ndiqet prej vitesh. Në këtë pikë duket se janë lokalet dhe restorantet, bizneset më të kënaqura në këto ditë fesash, të cilët ofruan shërbimin e tyre pa ndërprerje, në një kohë që aktivitetet e tjera vijojnë të jenë të mbyllura.
Natën e ndërrimit të viteve, shqiptarët ka qenë kryesisht në restorante, ku kanë darkuar dhe kanë pritur aty ndërrimin e viteve. Më të rinjtë ka qenë në lokale deri në orët e para të mengjesit , por ka pasur edhe nga ata që kanë kaluar momentin e ndërrimit të viteve pranë qendrave të argëtimit. Një gjë është e sigurt që shqiptarët nuk kursejnë në ditë festash, duke shtuar brenda një dite atë konsum të nevojshëm, për të cilin flitet se ka rënë ndjeshëm. Dhe po aq e sigurt është se shpenzimet e fundvitit do të shtojnë në një mënyrë a tjetër qarkullimin financiar.
Në fakt, tradita e të festuarit larg tryezës familjare është bërë më e theksuar në vitete e fundit, duke kërkuar gjithmonë një argëtim të ri për të pritur momentin e ardhjes së vitit të ri. Megjithatë, kjo nuk ka bërë që të ngelen të paktë ata që natën e ndërrimit të vitin e kanë festuar në familje dhe kanë parë fishekzjarrët nga qelqet e dritareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›