E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet një shqiptar për trafik droge

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si pjesëmarrës në një rrjet ndërkombëtar droge.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se 26-vjeçari shqiptar Keti Mela është arrestuar në San Remo të Italisë ndërkohë që janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.
 

Sipas policisë në mesin e të arrestuarëve të tjerë janë Emanuele Bataglia 37 vjeçare shtetase italiane, Khalid Darhouan 37 vjeç nga Marocco, Saber Aouachi 37 vjeçar nga Tunisi.
 

Grupi u arrestua gjatë një operacioni të policisë ndërsa droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonin të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›