Himci Sejdini nuk i dha zgjidhje depozitimit te plehrave
Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan, Blendi Himçi, ka reaguar pas justifikimit të bashkisë për moszgjidhjen e problemit të fushës së plehrave në këtë qytet.
Sipas Himçit, Këshilli i Qarkut ka qenë mjaft aktiv në zgjidhjen e këtij shqetësimi, por bashkia dhe kryetari i saj janë bërë pengesë. Himçi vijoi më tej duke thënë se Qazim Sejdini premtoi se do t’a zgjidhte për 6 muaj problemin e plehrave në Elbasan, por më pas fajësoi këshillin e qarkut dhe qeverinë.
Kryetari i Këshillit të Qarkut nënvizoi faktin qe sipas ligjit, me depozitimin dhe përpunimin e plehrave merret pushteti lokal, Bashkia ose komunat.
Megjithatë me këmbënguljen e këshillit të qarkut është punuar që të ngrihet një vend-depozitim i ri rajonal në dampën e fshatit Papërr.