Dibër, konflikt me armë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Dibër ku një përson është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Lurë ku si pasojë e një konflikti mes dy persona ka gjetur vdekjen Nuri Kaci rreth 30 vjeç dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Fazlli Hoti .
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe sipas hetimeve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale.