Patos, makina përplaset me murin, jashtë rrezikut 50-vjeçari
Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Patosit, ndërsa një 50-vjeçar ka marrë plagë të rënda në trup.
Mësohet se rreth orës 16.00 të ditës së sotme, shtetasi Kristaq Vrapi, ka humbur drejtimin e automjetit duke u përplasur me një mur, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut per jetën.
Uniformat blu bëjnë të ditur se Vrapi është drejtuar menjeherë për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.