Itali, arrestohet shqiptari, kultivonte marijuanë në serë

Kultivon drogë nën serë, foto arkiv
Një shqiptar u arrestua në një fshat të Romës në Itali, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjet një serë e mbjellë me marijuanë.
Denoncimet i kanë bërë fqinjët e shqiptarit, të cilët pasi kanë parë këtë bimë të rrallë kanë lajmëruar policinë, e cila nisi kontrollin.
Sipas policisë italiane thuhet se i ndaluari si përgjegjës për lëndën narkotike është shqiptari me iniciale T.A, 29 vjeç, i cili kishte mbjellë 20 rrënjë bime narkotike në brendësi të serës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e paketuar.
Nën akuzën e kultivimit dhe tregtisë së lëndës narkotike 29- vjeçari shqiptar u arrestua. /E.L/