Kapet një falsifikator tollonash

Pikë karburanti / foto arkiv
Duke qenë se falsifikimi i monedhave kërkon specialitet dhe kualifikime të veçanta, në Durrës është konstatuar edhe një rast i falsifikimit të tollonave të karburantit. Një rast i kostuar dhe i denoncuar ka bërë që vihet në vëzhgim një person i dyshuar që e kryente këtë veprim duke u paraqitur pranë distributorëve të karburanteve dhe duke u furnizuar me hollona, të cilat ishin të falsifikuara në kompjuter.
Në orët e pasdites është paraqitur një mjet me targa të huaja dhe shoferi një i ri 21-vjeçar i ka paraqitur tollonin e falsifikuar për të bërë procedurën e mbushjes së serbratorit të mjetit tip Peugeot.
Pasi ka dorëzuar hollonin, ai është ndaluar për veprën penale të falsifikimit. Më pas policia ka arrestuar në flagrancë S. Neza, 21- vjeç, banues në Durrës. Në total atij iu gjetën 4 tollona 10-litërshe false. /M.Brunga/