Itali, certifikata "djeg" maturantet
Luljeta Ndoka
Certifikata e Matures Shteterore eshte dokument i tepert per ne Itali. Nese ne formularin A1 nuk do te kishte qene opsioni "Dua te aplikoj per studime jashte shtetit", atehere vonesat e aplikanteve per ne universitetet italiane, do te rrezikonin endrren e ketyre kandidateve. Megjithate, gjithcka varet nga afatet qe cakton ambasada italiane per kete kategori maturantesh. Nese afatet afrohen, studentet tane rrezikojne te humbasin te drejten per te studiuar ne Itali.
Specialisti i Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi, deklaroi dje se ambasada italiane eshte e vetmja nga te gjitha shtetet e tjera qe kerkon certifikaten e Matures Shteterore, si dokument kryesor per maturantet tane qe duan te konkurrojne per ne universitetet italiane. "Eshte absolutisht i tepert nje dokument i tille. Dhenia e provimeve me zgjedhje eshte nje kriter qe ne fakt vlen vetem per sistemin tone te pranimit ne universitetet shqiptare. Ndersa nje dokument te tille e kane kerkuar edhe italianet", thote Mesi. Sipas tij, universitetet e shtetit fqinj kane kriteret e tyre te pranimit per te huajt, ne kete rast shqiptaret, dhe certifikata e Matures Shteterore, ku shenohen rezultatet e provimeve me zgjedhje dhe detyrim, eshte krejt e pavlefshme. Megjithate, Ministria e Arsimit dhe e Shkences nuk mund ta kundershtoje nje kriter te tille, per sa kohe e kerkon ambasada italiane.
Keshtu, si mase emergjente qe MASH ka marre qe keta studente te mos deshtojne ne endrren e tyre, ishte shenimi ne formularin A1 te opsionit "Aplikoj per studime jashte shtetit". Ne kete menyre, te gjitha strukturat vleresuese do te bejne nje leshim per kete kategori maturantesh. "Sapo ata te japin provimet me zgjedhje, do te nxjerrin rezultatet ne menyre urgjente per ata qe aplikojne per ne Itali. Pra, ndoshta qe diten pasi kane dhene provimin", tregon Mesi. Sipas tij, kjo behet per te mos rrezikuar kalimin e afateve te pranimit nga universitetet italiane. Sipas Mesit, marrja e kesaj mase eshte e vetmja menyre "shpetimi" per te gjithe maturantet qe duan te konkurrojne per ne Itali. Keshtu, sapo te mund te marrin certifikaten e Matures Shteterore, aplikantet per universitetet e shtetit fqinj, i cili ne kete rast eshte treguar shume i rrepte, do te mund ta dergojne atje ku u kerkohet, pra ne ambasaden italiane. Ne kete menyre minimizohen shanset e maturanteve qe te krijohen vonesa ne procesin e pranimit te tyre. Asnje shtet tjeter nuk e ka kerkuar certifikaten e Matures Shteterore, thene ndryshe, rezultatet e provimeve me zgjedhje te MSH.
Data-base "shpetoi 3 mije aplikante
Nese stafi i Drejtorise se Teknologjise se Informacionit dhe Statistikes ne MASH nuk do te kishte krijuar nje data-base me te dhenat e te gjithe kandidateve, atehere rreth 3 mije prej tyre qe aplikuan per ne Itali do te ishin teper vone per te marre pjese ne procesin e pranimit ne universitetet italiane. Kjo, sepse i binte qe specialistet te kerkonin ne menyre manuale 41 mije formulare te maturanteve qe kishin dhene lendet me zgjedhje, per te gjetur certifikatat e maturanteve qe donin te vazhdonin studimet ne Itali.
Dokumentet per vizen e studimit
Jane 6 dokumente qe do t'u japin te drejten e marrjes se vizes se studimeve aplikanteve per ne universitetet italiane. Dokumenti i pare qe kerkohet eshte formulari i kerkeses per vize, i shoqeruar me fotografi. Gjithashtu, kerkohet edhe nje deklarate mbi te dhenat personale. Pasaporta, fotokopja e saj dhe e te gjitha faqeve te brendshme me viza te tjera te mundshme Shengen te meparshme, jane dokumente te tjera qe nevojiten. Gjithashtu, kerkohet edhe vertetim per mundesi strehimi ne Itali, nje llogari bankare, dhe sigurimi shendetesor.