E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia plaket, pakesohen lindjet

Ne Shqiperi gjate 15 viteve te fundit eshte ulur ndjeshem numri i lindjeve, me pothuajse 45 mije per cdo vit. Keshtu nese perpara viteve '90 regjistroheshin deri ne 90 mije lindje ne maternitetet e vendit, sot regjistrohen vetem 35 mije. Pavaresisht kesaj uljeje te madhe, perseri vendi yne vazhdon te renditet ne vendet qe ka nje numer te larte te lindjeve. "Gjate 15 viteve te fundit, vihet re nje kujdes me i madh per nenat, por ka nje ulje te madhe te numrit te lindjeve. Keshtu nese vite me pare regjistroheshin 90 mije lindje ne vit tashme kemi vetem 35 mije", kane pohuar ekspertet e fushes. Po sipas tyre, megjithese kjo shifer eshte pergjysmuar, perseri vendi yne renditet nder te paret per numrin e madh te lindjeve. Por e njejta situate eshte edhe me numrin e madh te vdekjeve per keto foshnjave. Sipas studimeve te kryera rezulton se nga 1 mije lindje 14 foshnja nuk mund te vazhdojne te jetojne per shkak te problemeve qe kane. Matjet tregojne se vdekshmeria e te miturve nga 0 deri ne 5 vjec eshte 14 ne 1 mije femije. "Nga levizjet e pakontrolluara te popullates, nga mos regjistrimi i njerezve aty ku kane shkuar, vdekshmeria e femijeve eshte me e larte. 14 per 1 mije eshte e larte, por nese kemi mundesi verifikimi me te sakte ajo do te jete akoma me e larte", jane shprehur mjeket gjinekologe gjate nje studimi qe kane kryer per lindjet dhe vdekjet foshnjore ne vendin tone. Nga ana tjeter objektivat e mijevjecarit per vendet e tjera evropiane tregojne per nje ulje te numrit te vdekjeve te foshnjave deri ne 2/3, perseri vendi yne vazhdon te regjistroje shifra te larta. Ekspertet vleresojne se, nese fondet e buxhetit te shtetit per mjekesine po rriten cdo vit, por vdekshmeria nuk po ulet. Sipas tyre, rreziku dhe mundesia e vdekjeve ne spitale eshte ne nivele me te larta evropiane, dhe po te krahasohemi me vendet e BE-se mundesia e vdekjes per 1 mije banore ne Shqiperi eshte me e larte nga 15 vendet anetare te BE-se qofte per femijet, grate dhe burrat.

Kurse per sa i perket fenomenit te plakjes se popullsise, vendi yne vazhdon te renditet si nje shtet me popullsi te re, por kjo jo ne te njejtat shifra ashtu si edhe para dy dekadash. "Plakja e popullsise po shqeteson gjithe boten, por nderkohe qe ne keto vende ky fenomen shkaktohet per shkak te emancipimit te shoqerise, ne vendin tone ndodh pikerisht e kunderta", pohojne specialistet e fushes. Shqiptaret ende nuk jane futur ne vendet problematike per sa i perket plakjes se popullsise, por vitet e fundit vihet re nje ulje e numrit te lindjeve ne vend. "Akoma nuk jemi vend i "plakur", por nese ky fenomen vazhdon per nje kohe te gjate, atehere patjeter qe Shqiperia do rrezikohet nga te gjitha problemet ekonomiko-sociale qe mbart me vete", thuhet ne studim.

Emigracioni shkak i plakjes se popullsise

Specialistet sqarojne se rritja e numrit te personave mbi 60 vjec, gjate viteve te fundit eshte rritur pikerisht prej emigracionit te personave ne moshe te re dhe me aftesi riprodhuese. "Nese vazhdohet me te njejtat ritme emigracioni dhe shkaqet e tjera, ndersa per keto vite grupmosha riprodhuese qe largohet jashte vendit ka zene rreth 12.1 per qind te popullsise, ne vitin 2010 ajo do te zere rreth 13,1 per qind", thuhet ne studim. Nje tjeter shkak i ndryshimit te moshes se popullsise eshte edhe rritja e moshes se marteses. Ciftet preferojne te krijojne nje baze ekonomike para se te krijojne nje familje te qendrueshme dhe per pasoje edhe lindja e nje femije shtyhet.

35 mije lindje ndodhin cdo vit ne vendin tone

10 mije prej tyre regjistrohen ne kryeqytet

90 mije lindje ishin para viteve 90 ne Shqiperi

14 ne 1 mije lindje eshte vdekshmeria foshnjore

0 deri 5 vjec eshte mosha me e rrezikuar e femijeve

15 vendet anetare te BE-se kane vdekshmeri me te ulet

2/3 eshte synimi i uljes se vdekshmerise foshnjore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›