E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Gati per T'u anetaresuar ne NATO

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili po zhvillon nje vizite tre ditore ne SHBA, deklaroi dje ne nje interviste ne VOA, se Ministria e Mbrojtjes, ne bashkepunim me Forcat e Armatosura dhe Qeverine Shqiptare, po bejne te gjitha perpjekjet per te bere te mundur anetaresimin me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut Verior. "Kjo, sigurisht qe pervec perpjekjeve tona te vazhdueshme dhe obligimeve tona per permbushjen e detyrave te kerkuara, kerkon dhe nje mbeshtetje te forte nga vendet aleate te Aleances se Veriut, e cila nuk na mungon", u shpreh Oketa. Ai tha se "na ndajne edhe 11 muaj nga Samiti i ardhshem i NATO-s dhe ne kemi marre angazhimin qe Forcat e Armatosura Shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes do te permbushin te gjitha ato detyrime qe lindin nga marrja e fteses se ketij anetaresimi qe e presin te gjithe shqiptaret". I pyetur lidhur me marreveshjen qe Ministria e Mbrojtjes ka me SHBA-ne per ceshtjen e cmontimit te armeve dhe municioneve, ministri Oketa u pergjigj se ceshtja e demontimit, jo vetem pas ngjarjes se Gerdecit, por edhe me pare, ka qene nje ceshtje teper sensitive. Dihet qe Shqiperia ka nje sasi te konsiderueshme municionesh, shperndare ne te gjithe territorin (rreth 98 mije ton municione).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›