Rama: Berisha, kryeministri i premtimeve te pambajtura
Kryetari socialist, Edi Rama i eshte rikthyer Qytetit Studenti per te takuar banoret e tij. Ne takimin e zhvilluar atje ne kuader te "Dialogut me Shqiperine" Rama u ka kerkuar te rinjve qe te jene pjese aktive ne politike jo per t'u bere politikane, por per te ndikuar ne vendimarrje. Duke bashkebiseduar me te rinjte te cilet ngriten si nje problemet themelore te tyre punesimin pas diplomimit lideri opozitar nenvizoi se PS dhe ekipet e punes se saj jane duke hartuar politika qe nga univeristetet e liberalizuara, te kthyera ne fabrika diplomash te kthehen ne vatra dijeje dhe formimi real te te rinjve ne mbare vendin. Per te arritur ate c'ka ne enderrojme eshte shprehur Rama nuk mjafton vetem nderrimi i ca ministrave me ca te tjere, por nje perqasje te ndryshme e cdo qytetari ndaj politikes duke e konsideruar ate si nje mjet per te ndryshuar jeten. Nje moment ku eshte ndalur kreu i PS ishin dhe premtimet e pambajtuar te Kryeministrit. Rama u shpreh se eshte koha qe kryeministri te nise te tregoje se cfare ka bere, pasi edhe nese ka rritur disi pensionet ne qytet apo fshat, rritja eshte aq minimale, shume here me e vogel se sa rritja e cmimeve.
"Me vjen keq qe ne 2008 kemi kete Kryeminister, i cili kerkon t'i mbuloje premtimet e pambajtura, qe kane rezultuar genjeshtra te papermbajtura, ne premtime te reja, a thua se ka ardhur sot nga qielli dhe jo se ka tre vjet qe dhe sot ka diten per te thene cfare ka bere dhe jo cfare do te beje ne te ardhmen. Ka diten per te thene cfare ka bere, jo duke genjyer, por duke pranuar se ne rast se ka bere pensionin ne qytet 100 dollare, me keto 100 dollare pensionistet mund te blejne shume me pak gjera se sa blinin deri diten kur u be kryeminister ky zoteri. Ne rast se ka rritur pak pensionet ne fshat, me keto pensione te rritura pak, pensionistet ne fshat duhet te perballojne nje jete, cmimi i se ciles eshte rritur shume here me shume", ka qene deklarata e Rames ne Qytetin Studenti. Ai ka deklaruar se prinderit e studenteve qe prinderit per te perballuar shpenzimet e studimeve te tyre, duhet te shpenzojne me pak, sepse cmimet jane rritur shume here me shume se sa cfare jane mbajtur premtimet e kryeministrit. Edhte njehere Rama eshte shprehur kunder "inflacionit" te diplomave, duke kerkuar qe te rinjte te marrin vete ne dore fatet e tyre.
A.G