Itali, debat në senat, Letta: Të bëhemi më konkret në hapat e ardhshme
ROME-Senatorët italianë zhvilluan sot bisedime për votëbesimin e qeverisë së re të kryesuar nga Enrico Letta, që pritet të marrë miratimin përfundimtar të Senatit.
Mbrëmjen e djeshme, deputetët votuan me një shumicë dërrmuese votëbesimin e qeverisë, ndërsa ajo në Senat pritet të zhvillohet sot pasdite.
Të tre partitë, që mbështesin qeverinë, Partia Demokrate (PD) e Pier Luigi Bersanit, Populli i Lirisë (PDL) i Silvio Berlusconit dhe Lista Civile e ish-kryeministrit, Mario Monti kanë 221 nga 315 vende.
"Ne do të votojmë votëbesimin, por kjo është vetëm një formalitet, sepse kryeministri ka fituar tashmë besimin e tregjeve", deklaroi gjatë këtij debati senatori Luigi D'Ambrosio Lettieri, anëtar i PDL-së.
Kryeministri italian, Enrico Letta deklaroi sot se ''Italia duhej të ndryshonte në shumë drejtime dhe të ndërmerreshin hapa konkrete në të gjitha fushat''.
''Duhet të ndryshojmë në shumë fusha, për sa u takon rregullave por edhe mbi çështjet dytësore, si për shembull çështja e stadiumeve. Ne duhet të ndalojmë çdo hap sepse na frikëson të ndërmarrim hapa? Duhet të ndërgjegjësohemi që ekziston nevoja për ndryshime që u shërbejnë të gjithëve në kuadër konkret'', deklaroi kryeministri, Enrico Letta gjatë replikës në Senat.
(d.b/BalkanWeb)