E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali debate per liberalizimin e vizave

Politika dhe mediat italiane reaguan ne menyra te ndryshme ndaj liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Ndersa ministri i Puneve te Jashtme Franco Frattini pergezonte per kete arritje kryetari i grupit te Lidhjes se Veriut ne Parlamentin Europian Mario Borghezio e cilesoi kete si nje gabim teper te rende te Europes dhe qe faktikisht eshte nje hapje e dyerve per romet.

Shqetesim edhe nga ana e zevendeskryetarit te Bashkise se Milanos Riccardo De Corato i cili shtron problemin e mbajtjes e rendit ne qytetin e tij ku aktualisht jetojne rreth 5 mije shqiptare.

Ndersa shtypi i majte pershendet liberalizimin mediat e djathta pasqyrojne nje tjeter tabllo. Si per shembull gazeta Il Giornale shume afer kryeministrit Silvio Berlusconi e cila llogarit se se shpejti ne Itali do te mberrijne dhjetera mijera shqiptare. Por mbase eshte me vend qe forcat politike qe perbejne koalicionin ne pushtet te bien dakort ne qendrimin qe mbajne. E kete element ve ne dukje gazeta La Stampa qe e cileson kete mosperputhje si skizofreni te vertete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›