E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia Brace Deshtim i Berishes me Levan-Tepelene

Aksidenti tragjik i ndodhur nje dite me pare qe u ka marre jeten nente personave dhe plagosi 41 te tjere ka rikthyer debatet per politiken e investime ne infrastrukture. Opozita akuzon se qeveria i perdor parate e buxhetit per qellime elektorale.

Berisha po ben investimet publike qe po orientohen drejt rrugeve te fshatrave pasi aty investimet sipas mendjes se kryeministrit perkthehen me shpejt ne vota nderkohe qe akset nacionale jane ne gjendje te mjerueshme tha Brace.

Brace kujton rastin e aksit Levan ndashTepelene marreveshja per te cilin eshte nenshkruar nga qeverisja socialiste qe ne vitin 2005 per te faktuar sipas tij deshtimin me investimet ne rruge.

Per dy vite e gjysme Berisha dhe maxhoranca e bllokuan kete pakt financimi ne kuvendin deri ne diten kur BERZH dhe BEI vune kusht qe pas zbatimit te ketij projekti do te niseshin projektet e tjera tha Brace.

Vonesat kane bere qe ky aks i cili eshte edhe korridori kryesor qe lidh Shqiperine me jugun te mbetet ne gjendje te mjerueshme ashtu si segmenti tjeter Levan-Vlore. Kjo per opoziten eshte pasoje e nje politike qe shfaq dy ane te erreta

Ne rast se Sali Berisha jugun e ka diskriminuar nga pikepamja e investimeve veriun e ka vjedhur. Serish ne buxhet per rrugen Rreshen kalimash jane planifikuar te investohen edhe 100 milione dollare te tjera tha Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›