E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali deputetet e PDL te gatshem per te dhene doreheqjen

Deputetët e “Popullit të Lirisë” (PDL), partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i paraqitën dje kreut të grupit dorëheqjen e tyre, në shenjë proteste pas dënimit me burg të shefit partiak, bënë të ditur burime mediatike italiane, transmeton BË. Silvio Berlusconi zhvilloi dje një takim me deputetët e partisë së tij në Romë.

Angelino Alfano, ministër i Brendshëm në qeverinë e koalicionit të kryeministrit italian Enrico Letta, deklaroi gjatë takimit se deputetët e PDL janë të gatshëm të japin dorëheqje për të mbrojtur idealet.

Kavalierit Italian nuk I ka munguar mbeshtetja nga zyrtaret e partise se tij as ne keto momente te veshtira. Përsa i përket së ardhmes së tij në politikë, ai ka thënë: “Vendosni ju dhe kur të vendosni harrojeni praninë time. Mendoni për interesat e zgjedhësve tanë dhe për të mirën e Italisë”.

Berlusconi u dënua ditën e enjte nga Gjykata e Kasacionit me katër vjet burg. Ai pritet të mos vuaj asnje dite burgim falë ligjeve favorizuese që e mundësojnë këtë dhe moshës së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›