E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjave e ashper ne Afganistan rreth 100 te vrare

Së paku 22 policë dhe 76 militantë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën lindore të Afganistanit. Zyrtari i lartë policor në provincën Nangarhar, tha se luftimet 5 orëshe filluan të premten, kur qindra talibanë sulmuan një koloni ushtarake.

Forcat e sigurisë po ktheheshin nga një operacion i shpëtimit të një politikani, i cili kishte marrë kërcënime nga talibanët.

Referuar burimit 22 policë si dhe 60 luftëtarë talibanë janë vrarë.
Forcat e sigurisë në Afganistan gjithnjë e më shumë po e marrin përgjegjësinë për t’i luftuar talibanët, para tërheqjes së planifikuar të trupave të NATO-s, deri në fund të vitit 2014.

Njëherësh, talibanët po i shtojnë sulmet e tyre, atje ku forcat e jashtme po tërhiqen ose janë në proces të tërheqjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›