Itali dogji flamurin shqiptar 3 vjet burg per Ivanin

Tre vjet e tre muaj burg. Ky është dënimi për tifozin ultras serb Ivan Bogdanov, i cili 12 tetorin e shkuar dogji flamurin shqiptar si dhe terrorizoi stadiumin “Marassi” të Genos, duke provokuar dhe ndërprejen e ndeshjes Itali-Serbi të vlefshme për eliminatoret e Euro 2012. Ivan Bogdanov u shfaq në të gjithë televizonet teksa me flamurin shqiptar në flakë mbi rrjetat mbrojtëse të stadiumit nxiste tifozët e tjerë serbë.
Dhuna detyroi organizatorët të pezullonte ndeshjen, ndërkohë që tifozët serbë vazhduan përleshjet me policinë italiane jashtë stadiumit. Autoritet italiane, mes shumë të arrestuarit vunë në pranga edhe Ivan Bogdanov, i cili ishte fshehur në bagazhin e një autobuzi. I njohur si një nga kapot e tifozerisë ultras të Partizanit të Beogradit dhe kombëtares serbe si dhe i akuzuar edhe më parë për akte të dhunshme, gjykata e Genoas ka dënuar me 3 vjet dhe 3 muaj burg Bogdanov.
Po ashtu gjykata italiane ka dënuar dhe tre tifozë të tjerë serbë, të cilët janë shpallur fajtor për organizim të akteve të dhunës dhe kundërshtim të forcave të rendit. Bashkë me Bogdanov, tre vjet burg do të vuajë Nicola Klicovic, 2 vjet e 8 muaj Daniel Janjic dhe 2 vjet e 6 muaj Srdan Jovetic. Të katër tifozët serbë kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës italiane, ndërsa në momentin e shoqërimit kanë thërritur shpesh herë në gjuhën e tyre “Serbia e Madhe”.
Nertan Prifti