Hamdi Salihi shënon përsëri për Rapidin

Hamdi Salihi e ka justifikuar në mënyrën më të mirë aktivizimin që nga minuta e parë, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij Rapid në javën e 24 të kampionatit austriak. Shkodrani, i cili luan për herë të parë këtë vit si titullar, që nga fillimi i takimit shënoi një dopietë në fitoren 2-0 ndaj Ridit. Salihi i shënoi ish-skuadrës e tij në minutën e 15 dhe 46 të takimit. Sulmuesi shqiptar, i cili pak gjasa ka të vazhdoje karrierën me Rapidin sezonin e ardhshëm, pas aktivizimit të paket nga ana e trajnerit Pakult, u ngjit në kuotën e 12 golave duke u bërë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Aktualisht ka dy gola më pak se golashënuesi më i mirë i kampionatit austriak. Rapidi në renditjen aktuale ndodhet në vend të 6-të me 37 pikë, 8 më pak se kryesuesit e Shturm Grac.
Shpërndaje