Itali, dënohet me 3 vjet burg Ivani që dogji flamurin shqiptar
Tre vjet e tre muaj burg për "Ivanin e tmerrshëm". Ky ka qenë dënimi i dhënë nga Gjykata e Xhenovas në itali, për të akuzuarin kryesor të incidenteve të 12 tetorit të kaluar që solli ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, gjatë së cilës u dogj edhe flamuri shqiptar.
Gjykatësit iu desh më pak më shumë se dy orë për të fiksuar dënimet kundër Ivan Bogdanovit dhe tre të akuzuarve të tjerë serbë. Pikërisht për të tjerët, ndëshkimet janë po aq të ashpra: 3 vjet për Nikola Klickovis, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Ianiç dhe 2 vjet e gjashtë muaj për Srdan Iovetiç.
Krimet për të cilat akuzoheshin tifozët serbë ishin ato të rezistencës të rënduar ndaj autoriteteve publike italiane, dëmtime dhe sjellje të papërshtatshme brenda stadiumit. Më 12 tetor tifozët ultras serbë dogjën flamurin shqiptar në Itali. Ngjarja ndodhi ndërsa kishte nisur ndeshja Itali-Serbi.
Takimi kishte filluar me një orë vonesë por u nderpre pas 6 minutash të fillimit të saj pasi ultrasit serbë hodhën në fushë lëndë tymsjellëse, shishe dhe objekte të tjera. Ata u shprehën madje kundër pavarësisë së Kosovës dhe gjatë protestave kanë djegur edhe flamurin shqiptar. situata degjeneroi rreth orës 19:00 dhe pas ndërprejes, lojtarët janë drejtuar në dhomat e zhveshjes dhe stadium u boshatis.
Disa ultras serbë kanë reaguar edhe jashtë duke kërkuar konfrontin fizik dhe sipas mediave lokale, portieri serb Stojkovic u godit me mjete të forta nga tifozët. Ngjarja solli edhe reagime edhe nga Beogradi që e dënoi ashpër.