E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, dy karabinierë plagosen gjatë betimit të qeverisë

Dy punonjës policie janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Romë gjatë kohës kur po bënte betimin edhe qeveria e re italiane.

Qindra makina policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja, përballë Pallatit Chigi, ku po bën betimin qeveria e re e Italisë.

Sipas mediave italiane dy karabinierë janë plagosur ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe një person. Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se personi i armatosur dyshohet se është një person me probleme mendore.

Ndërkohë qeveria e re e kryesuar nga Enrico Letta është betuar sot në Romë.

Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës, me besnikëri do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, dhe do të kryejë detyrat e mia ekskluzivisht në interes të kombit ,- tha Enrico Letta, ndërsa u betua i kryeministër i qeverisë së re italiane. Formula u përsërit nga të gjithë ministrat e Kabinetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›