Di Maria: Do ta eliminojmë Dortmundin
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka deklaruar se fitorja në derbi ndaj Atletico Madridit vetëm sa ka shtuar motivimin e Los Blancos.
Fitorja e kësaj ndeshje është motivim shtesë për ne dhe do të na ndihmojë që të jemi në formën më të lartë të martën. Ne nuk e marrim sfidën ndaj Dortmundit si të humbur.
Por, në kampionat ne thjesht jemi siguruar për pozitën e dytë. Golin ua dedikoj bashkëshortes dhe vajës të cilat i dua shumë, ka potencuar Di Maria.