“Mashtrimet e tua shqiptarët i flakën tej”
07/08/2009 Berisha thumbon Ramën
Kreu i qeverisë i është rikthyer përsëri fitores së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, duke e etiketuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama si humbësin e madh. Kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë së inaugurimit të fillimit të punimeve të një rruge të re në Kamëz tha se fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën e Ballagatit ishte përgjigjja e duhur për mashtrimet e Edi Ramës. “Ajo është dëshmi e një ndryshimi të madh në vlerësimin e programit të kësaj qeverie. Por nga ana tjetër është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Sipas tij, Rama mund të vazhdojë të trillojë, por shqiptarët nuk do ta dëgjojnë më. “Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do t’i besojnë atij do të pakësohet, derisa ta lënë vetëm me Shalsat e tij”, - tha Berisha. Duke folur për atë çka është bërë gjatë katër vjetve të fundit në vend, shefi i ekzekutivit premtoi se në katër vjetët e ardhshëm do të punohet dhe do të investohet akoma më shumë. “Unë ju garantoj se 4 vjetët që vijnë do të jenë vitet e ndryshimit më të madh pozitiv të këtij qyteti dhe të mbarë qyteteve dhe të fshatrave të vendit”, - deklaroi Berisha.
Kuvendi i ri, mbledhja e parë në shtator
Fillimi i muajit shtator do të shënojë mbledhjen e kuvendit të ri të Shqipërisë, që do të dalë pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rezultatit të zgjedhjeve që u zhvilluan më 28 qershor. Kuvendi i ri i Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga këto zgjedhje, përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 67 i saj, Presidenti i Republikës e mbledh kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Mandati i Kuvendit, që është në fund të legjislaturës së tij, i përfundon mandati më 2 shtator të këtij viti, ditë kur ai ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve të 3 korrikut të vitit 2005. Është pikërisht Kushtetuta e Shqipërisë ajo që bën përcaktimin e kohës së nisjes dhe përfundimit të mandatit të një kuvendi. “Kuvendi zgjidhet për 4 vjet. Mandati i tij fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të kuvendit të ri të zgjedhur”, - thuhet në nenin 65. Ndërkohë për sa i përket dekretimit të qeverisë, Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, sipas nenit 96 të Kushtetutës, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kryetari i ri i qeverisë, i emëruar sipas ligjit themeltar të Republikës së Shqipërisë, i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.