E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dy të vdekur nga shembja e një pallati

Në ndërtesë banonte një familje e përbërë nga pesë persona.Marianna, 14 vjeç dhe Chiara, tre vjeç humbën jetën ndërsa vëllai i tyre 11 vjeç së bashku me prindërit arritën të shpëtonin. Sipas të afërmve të familjes, ata kishin kërkuar më parë të shpërnguleshin për shkak të degradimit të ndërtesës. Pallati ndodhej në një zonë historike të Favaras, ndërtesat e të cilës janë amortizuar ndër vite dhe kanë probleme me themelet.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›