Iran,dalja e trenit nga binarët shkakton shtatë të vdekur
"Treni po udhëtonte nga qyteti verilindor i Mashhad drejt Teheranit. Deri tani shtatë nga 50 udhëtarët kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Bilanci i viktimave pritet të rritet", bën të ditur radio shtetërore. Në vitin 2004, një tren i ngarkuar me karburant dhe lëndë kimike doli nga binarët në provincën verilindore të Khorasan, duke shkaktuar rreth 300 të vdekur.