E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ekzekutohen me breshëri kallashnikovi dy shqiptarë

PAVIA- Dy të vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci i një konflikti me armë i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vigevano (Pavia), ndërsa mësohet se viktimat janë të dy shtetas me origjinë shqiptare, sic raporton Ansa.

Ata janë të moshës 35 dhe 36 vjec, ndërsa emrat nuk bëhen ende të ditur. Sipas Ansës, të dy shqiptarët janë vrarë me breshëri plumbash që vinin nga një automatik tip kallashnikov. Personi i plagosur është rreth të 30-ave por nuk dihet nëse është apo jo shqiptar

Dinamika e ekzekutimit dhe lloji i armës së përdorur, ngre dyshimet tek policia italiane se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se, 3 muaj më parë një tjetër i ri shqiptar u ekzekutua me pistoletë në një lokal në Vigevano.

Policia po vazhdon hetimet edhe për këtë vrasje të dyfishtë dhe për një lidhje të mundshme mes vrasjesve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›