Maqedonia dënon sulmin e ambasadës në Prishtinë
Ministria e Jashtme e Maqedonisë dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj ambasadës së saj në Prishtinë, kur persona të panjohur hodhën një koktej molotovi në objektin e ambasadës.
"Duke pasur parasysh faktin se ky paraqet një incident serioz, Ministria e Punëve të Jashtëme pret që në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje që ky akt të dënohet nga autoritetet e Kosovës, si dhe të zbulohen dhe të sanksionohen autorët", thuhet në reagimin e MPJ.
Sipas autoriteteve qeveritare në Shkup, pritet që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të kësaj natyre, që në mënyrën më të mirë të manifestohen përcaktimet e shprehura për marrëdhënie të mira fqinjësore.
(ar.si/BalkanWeb)