E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet serbe, Haxhinasto: Serbia po shkel sovranitetin e Kosovës, të respektojë marrëveshjet

17-03-2012 / Gazeta 55

Tirana zyrtare vlerëson se marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit ka krijuar një mënyrë të re në sjelljen e Kosovës në nismat rajonale si subjekt i pavarur, për këtë arsye palët duhet të materializojne marrëveshjet e arritura në Bruksel. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto nga Shkupi ku ndodhet në një vizitë zyrtare ka komentuar në këtë mënyrë deklaratën më të fundit të bërë nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është shprehur se nëse Serbia çon deri në fund zotimin e saj për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, atëherë do ishte më mirë për shqiptarët të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm. “Investimi që ka bërë populli i Kosovës dhe politikanët për Kosovën e pavarur dhe evropiane është një investim i jashtëzakonshëm që ka kërkuar sakrifica dhe si i tillë, duhet respektuar. Vlerësoj se interesi i shqiptarëve në gjithë rajonin është të promovohen proceset integruese të gjithë shteteve të rajonit dhe në këtë prespektivë ata të shikojnë zgjidhjen e problematikës me të cilët ata përballen. Kështu do shikoja zgjidhjen e shumë cështjeve në Maqedoni e Preshevë, por dhe ato në veri të Kosovës. Vlerësoj se procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë ka arritur disa rezultate që gjithsesi duhet të materializohen e zbatohen konkretisht”- thekson Haxhinasto. Haxhinasto vlerëson si pozitive zhvillimet më të fundit në Kosovë duke nënvizuar se ato janë në funksion të një perspektive të qartë që ka Kosova që pas studimit të fizibilitetit. “Të ndërmarrë dhe hapa të tjerë të rëndësishëm si udhërrëfyesi për vizat apo dhe një marrëveshje për Asociim Stabilizimin që do ta vendosë në një proces më të shpejtë e të konsoliduar në rrugën e saj drejt BE”- deklaroi ministri shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›