Itali, familja 4 anëtarëshe bie nga dritarja e shtëpisë
Katër persona pjesëtarë të së njëjtës familje kanë rënë nga dritarja e shtëpisë, duke iu rrezikuar seriozisht jeta. Nëna, babai, vajza dhe djali kanë qenë mbështetur në parvaz, kur kangjellat janë shkulur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Costa Volpino në periferi të qytezës Pisogne të Italisë. Liljana Zeneli dhe vajza e saj 3 vjeçe janë rrezuar nga kati i pare i vilës ku banonin. Bashkë me to kanë rënë bashkëshorti i saj Euterio Nava me djalin 10 vjeçar Devis. Katër familjarët janë rrezuar nga rreth 3 metra lartësi dhe sipas te dhënave, ne gjendje më të rëndë është 40 vjeçarja me kombësi shqiptare, Liljana Zeneli.
Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, por sipas dëshmive, rënia ishte aksidentale pasi kangjellat u shkëputën nga pesha e madhe.