E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali gjurmet ne debore tradhtojne dy hajdute shqiptare

Dy te rinj shqiptare 23 dhe 27-vjecare te vene ne shenjestren e policise u arrestuan mengjesin e djeshem ne Bergamo te Italise pas nje tentative per vjedhje ne nje banese. Pasi bastisen nje vile dy te rinjte menduan se shpetuan por ishin gjurmet e tyre ne debore ato qe vune ne ndjekje policine e cila pikasi gjurme te fresketa ne debore ne afersi te viles nga ku ishte bere dhe denoncimi. Policia u vu ne ndjekje te gjurmeve pas denoncimit te marre nga te zotet e shtepise deri sa ne ndjekje te hapave te tyre mberriten ne nje shtepi tjeter ku ndodheshin dy shqiptaret te cilet po silleshin rreth portes hyrese. Sapo pikasen policine ata moren arratine por te ndjekur nga forcat e rendit. Dy hajdutet arriten ti shpetonin policise duke u fshehur ne nje kthine por edhe kete here ara u tradhtuan nga gjurmet mbi debore. Nga ana e policise pas kapjes se tyre dy te rinjve iu gjeten disa celulare te vjedhur dhe nje shume e konsiderueshme prej 16 mije eurosh e vjedhur ne nje shtepi aty prane. Kur policia mberriti prane hajduteve dy te rinjte kishin nisur nga puna per te shperthyer braven e deres se nje tjeter vile te vene ne shenjester prej tyre. Mesohet se atyre iu gjeten ne dore celesa trapano e kacavida te cilat dy shqiptaret i perdornin per te kryer grabitjet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›