E Diel, 1 Nëntor 2026

Orteku shuan familjen 5-vjecarja e mbijetuara e vetme

5-vjecarja Amsera Reka eshte e vetmja e mbijetuar e tragjedise qe ndodhi ne fshatin Restelice te komunes se Dragashit si pasoje e nje orteku debore. Vajza e mitur u nxor nga rrenojat dhe debora dje nga Forca e Sigurise se Kosoves ndersa 7 anetaret e tjere te familjes Reka perfshi prinderit dhe vellain e 5-vjecares jane shpallur te vdekur po ashtu te vdekur jane gjetur edhe dy persona te tjere. Dje ne mbremje u njoftua edhe nderprerja e kerkimeve ne kete zone per shkak te perkeqesimit te metejshem te motit.

Historia

Femija qendroi per me shume se 12 ore e strukur nen rrenojat e shtepise se saj derisa nje ekip i njesitit per kerkim-shpetim te FSK-se arriti te lokalizoje vendin ku ndodhet ajo dhe ta shpetoje vajzen. Burimet spitalore thone se gjendja shendetesore e saj eshte e mire pavaresisht se kur eshte pyetur nga mjeket Amsera Rekes nuk i eshte kujtuar asgje nga ajo qe ka ndodhur.

Nderkohe vec 7 anetareve te familjes Reka jane konfirmuar edhe dy trupa te tjere te pajete gje qe e coi  bilancin e tragjedise ne 9 viktima. Nga ana tjeter situata ne fshatin Restelice eshte mjaft e rende pasi mundesite per ti shpetuar njerezit vazhdojne te jene shume te vogla. Rruga per ne vendin ku ka rene orteku eshte e bllokuar dhe atje nuk mund te shkojne makinerite e renda.

Aksioni

FSK ka ngritur shtabin emergjent ne Restelice raportojne agjencite e lajmeve nga Kosova  pjesetaret e saj jane detyruar qe me lopata dhe mjete te tjera te dores te hapin tunele per te mberritur tek shtepite e rrenuara. Nderkohe qe reshjet e vazhdueshme te bores e veshtiresuan edhe me shume misionin e pjesetareve te FSK ne kryerjen e aksionit te kerkim-shpetimit. Ministri i FSK Fehmi Mujota i cili po keshtu ishte ne vendin e ngjarjes ftoi qytetaret qe ti shmangin te gjitha rruget malore. Ai permendi qendren e skijimit ne Brezovice dhe Rugoven si dy zona me rrezik te madh per rreshqitje te bores. Po marrim masa qe banoret e kesaj zone te evakuohen per te shmangur tragjedi te tjera 8211 u shpreh Mujota. Fshati Restelice qe u godit nga kjo fatkeqesi natyrore ndodhet ne kufi me Shqiperine. Ky fshat numeron rreth 6 mije banore. Shume prej tyre mesohet se jetojne dhe punojne prej kohesh ne Firence te Italise. Orteku i bores shkaterroi nje lagje rreze malit ku jetonin vetem dy familje te cilat edhe e pesuan nga rreshqitja e bores. Vendin e goditur nga orteku e vizitoi dje edhe kryeministri Hashim Thaci i cili shprehu ngushellimet per jetet e humbura dhe siguroi banoret e Restelices se i gjithe shteti eshte me ta. Per shkak te kesaj ngjarjeje tragjike e hena ne Kosove eshte shpallur dite zie ndersa situata e motit edhe ketu eshte e keqe ashtu si ne te gjithe rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›