Aksidentet nje i vdekur ne Durres dhe nje i plagosur ne Tirane
Nje kembesor ka humbur jeten ne Durres dhe nje tjeter eshte plagosur ne Tirane si pasoje e aksidenteve pasditen e djeshme. Ne Durres aksidenti eshte shenuar ne vendin e njohur si mbikalimi i Ferrave ne autostraden Tirane-Durres ndersa viktima nje 17-vjecar ishte duke kaluar trafik ndaresen. Policia ben te ditur se ka ndaluar Klodjan Nuredinin 30 vjec drejtuesi i mjetit tip Benz me targa te Tiranes 4976 D. Nga te dhenat e para hetimore ne vendngjarje dyshohet se shkak per aksidentin e rende eshte bere prerja e rruges nga ana e kembesorit por kane ndikuar gjithashtu shpejtesia e mjetit si dhe lageshtira ne rruge. Ndersa ne Rrugen e Kavajes Tirane prane kryqezimit te zona e 21-Dhjetorit eshte shenuar nje tjeter aksident me nje te plagosur. Nje kembesor rreth 35 vjec qe ishte duke kaluar pertej rruges eshte perplasur nga nje autobus i linjes duke pesuar lendime te renda por pas dergimit ne spitalin ushtarak gjendja e tij paraqitet jashte rrezikut per jeten. Forcat e Policise se Tiranes kane mberritur menjehere ne vendngjarje. Per te zbardhur rrethanat e ketij aksidenti policia ka ndaluar autobusin duke marre ne pyetje pasagjeret qe ishin ne bord dhe shoferin e linjes.