Itali, hiqej si polic, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Ilmi Habili, 32 vjeç, një emigrant nga Shqipëria banues në Bolonja të Italisë, u arrestua pasi dy prostituta dëshmuan kundër tij duke pohuar se ishin mashtruar nga emigranti që hiqej si polic.
Sipas vajzave, ai i kishte përdhunuar ato në makinën e tij tip Fiat Punto. Ai akuzohet se ka përdhunuar së paku dy prostituta në San Remo. Vajzat janë të moshës 19 dhe 20 vjeçe. Ato u morën në pyetje nga policia dhe fillimisht treguan targën e makinës së autorit të ngjarjes.
Policia u vu në ndekje të saj dhe menjëherë arrestoi shqiptarin. Sipas dëshmive të vajzave, 32-vjeçari Ilmi Habili i kërcënonte ato duke u hequr si polic që do ti arrestonte dhe më pas, i merrte në makinën e tij ku pasi u rrëmbente paratë, i përdhunonte.
"Ai paraqiti një distinktiv të rremë dhe një armë lodër, asgjë nuk ishte e vërtetë", ka thënë njëra nga vajzat.
Ajo tha se pasi lëvizi me makinë drejt një vendi pa shumë lëvizje, shqiptari e përdhunoi e më pas i grabiti paratë, orën dhe një celular.
E njëjta taktikë ishte përdorur nga 32-vjeçari edhe më vajzën tjetër por policia fillimisht duke dyshuar se abuzuesi ishte efektiv i vërtetë të karabinierisë, hetoi shpejt ngjarjen duke vënë në pranga autorin.