E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, humb jeten ne pune 38 vjecari shqiptar

Nje 38 vjecar shqiptar ne Itali ka humbur jeten sot per shkak te nje incidenti ne pune. Sic raportojne mediat italiane, Luan Qosja humbi jeten per shkak te prekjes nga tensioni i larte teksa punonte.

Sipas burimeve, shqiptari punonte rregullisht ne provincen Roveleto di Kadeo, ne Piacenca.

Ai ndodhej ne nje platforme 8 metra te larte, kur papritur eshte prekur nga disa kabllo elektrike. Ndihma e shpejte e dhene nga koleget ka qene e kote, pasi 38 vjecari vdiq menjehere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›