E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shpall hapjen e tenderave per rruget

Pasditen e sotme qeveria Berisha ka shpallur te hapur tenderat per ndertimin e rrugeve te vendit, te cilat sipas kryeministrit do te mbeten prioritet i ekzekutivit edhe nese fiton nje mandat te dyte.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise, Berisha ka paraqitur disa projekte, si dhe ka bere te ditur perfundimin e disave prej tyre ne vitin e ardhshem.

“Aksi Fushe Kruje-Milot do te behet me 4 korsi, nderkohe qe do te ndryshoje edhe drejtimi i rruges Korce-Qafe Plloce. Gjithashtu, ne vitin 2009 do kete perfunduar ndertimi i rruges se Arbrit. Nese fitojme zgjedhjet ne 2009, qeveria do t’i kushtoje perparesi sistemit rrugor te vendit”, ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›