E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vdes gjatë punës një shqiptar. Ra në tension të lartë

Ka gjetur vdekjen pasditen e sotme rreth orës 16:30 emigranti 38 vjeçar, Luan Qosja, i cili jetonte dhe punonte në Piacenza të Italisë. Vdekja e tij është shkaktuar si pasojë e rënies së tij mbi një tel të tensionit të lartë në momentin që punonte. 

ITALI- Një punëtor Shqiptar ka mbetur sot i vdekur, pasi ka rënë mbi një tel të tensionit të lartë në Piacenza të Italisë. 38 vjeçari, Luan Qosja, banor i Piacenzes, ndodhej në punë në momentin që gjeti vdekjen. Ai po merrej me riparimin e një çatie, i hipur në një platformë tëtë metra mbi tokë. Siç duket shqiptari emigrant në Itali ka prekur një tel të tensionit të lartë duke e lënë atë menjëherë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme. Krahu mekanik në të cilin shqiptari kishte hipur sigurohej nga një kamion. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë, por ndërhyrja ka qenë e padobishme, pasi 38 vjeçari Qosja kishte vdekur. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›