E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi,aktpadi për krime kundër shtetit ndaj ish-presidentit

Në Turqi, një gjykatë miratoi akt-padinë për "krime kundër shtetit" ndaj ish-presidentit turk, i cili erdhi në pushtet me anë të një grusht shteti ushtarak.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia njoftoi sot se gjykata pranoi aktpadinë ndaj Kenan Evren, si dhe të të pandehurit tjetër për komplot për grusht shteti, ish-komandantit të forcave ajrore, Tahsin Sahinkaja.

Ky vendim i sjell ata më afër daljes në gjyq për krime të lidhura me grushtin e shtetit ushtarak të vitit 1980. Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për të dy komplotuesit.

Zoti Evren kryesoi grushtin e shtetit, para se të shërbente si president i Turqisë deri në vitin 1989. Thirrjet që ai të dalë në gjyq filluan pas miratimit të amendamenteve kushtetuese në vitin 2010, që i hoqën imunitetin udhëheqësve të grushtit të shtetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›