E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejxhadi merr pjesë në përurimin e Ortegas

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad ka marrë pjesë ne ceremoninë e përurimit të mandatit të tretë të presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega. Ahmadinejxhadi ishte i pranishëm në ceremoninë që u mbajt në Managua, përkrahë aleatit të tij, presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez. Raportohet se Ortega i ka dhënë mbështetje Ahmadinejxhadit për çështjen e mosmarrëveshjeve të Iranit me komunitetin ndërkombëtar, mbi programin bërthamor iranian, duke thënë se: "Shtetet kanë të drejtë ta zhvillojë energjinë bërthamore."
Nga ana tjetër, raportohet se Ahmadinejxhadi e ka përgëzuar Ortegën, duke e cilësuar atë “vëlla revolucionar” dhe duke theksuar se sikurse Irani, edhe Nikaragua është duke luftuar për krijimin e solidaritetit dhe drejtësisë.
Daniel Ortega u betua të martën si president i Nicaraguas përpara aleatëve të tij më të ngushtë dhe më të fuqishëm financiarisht, presidentit Venezuelian Chavez dhe atij iranian Ahmadinejad , si dhe më shumë se 30 delegacioneve ndërkombëtare. Pavarësisht zërave kundërshtues për rizgjedhjen e tij, Ortega fitoi në 6 nëntor në zgjedhjet presidenciale me 62.4 për qind të votave. Rizgjedhja e tij, i dha edhe një tjetër mandate 5 vjeçar si kreu i shtetit të Nikaraguas. Ceremonia e betimit të 66 vjeçarit, u zhvillua në sheshin e revolucionit, të kryeqytetit Managua.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›