E Diel, 1 Nëntor 2026

GJND: Greqia bllokoi padejtësisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Greqia ka bllokuar pa të drejtë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në vitin 2008 kështu ka vendosur Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Athina duhet të pajtohet me vendimin e vitit 1995 dhe të mos bllokojë aplikimin e Maqedonisë duke qenë se aplikimi është bërë me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Debatet mbi emrin mes dy vendeve nisën që prej kohës kur Maqedonia fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Greqia pretendon se përdorimi i emrit Maqedoni nga fqinji i saj nënkupton aspiratën e saj territoriale në provincën me të njëjtin emër në veri të saj. Gjithashtu shumica e qytetarëve grek mendojnë se Maqedoni është term me orgjinë helene ndërsa Maqedonasit argumentojnë se ajo është pjesë përbërëse integrale e identitetit të tyre sllav dhe se nuk do të pranojnë ndryshimin e emrit.

Greqia, me kundërshtimin e hyrjes së Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë në NATO ka thyer detyrimet e saj, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi e bën më të vështirë politikisht kundërshtimin e Greqisë për kundërshtimin e aplikimeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO apo BE. Kjo është një fitore diplomatike domethënëse për ish republikën e vogël të Jugosllavisë kundër fqinjit të madh.

Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi pas vendimit duke thënë: Greqia do të vazhdojë rrugën e negociatave me besimin për gjetjen e një pike të përbashkët mbi emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Poposki mirëpriti vendimin duke rikujtuar se mbështesim fuqishëm gjetjen e një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme mbi diferencat me Greqinë mbi emrin.

Që pas pavarësisë Greqia vendosi menjëherë embargon sa i takon tregtisë. Ajo u hoq në vitin 1995, kur Maqedonia ra dakord për të ndryshuar flamurin dhe kushtetutën si dhe ra dakord që të aplikojë për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ndërkohë që negociatat për emrin do të vazhdonin. Vendi ruan ende në kushtetutë emrin Republika e Maqedonisë, gjë e cila zemëron akoma edhe më shumë Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›