E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndizen dritat e pemës së Krishlindjeve

Tashmë jemi gati për t’i uruar mirëseardhjen frymës së festave të fundvitit. Atmosferën e festës, Bashkia e Tiranës e ka sjellë dhe në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Vetëm pak minuta më parë, në qytet janë ndezur dritat e pemës së Krishlindjeve, ndërsa i pranishëm ka qënë dhe kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.

Ndërkaq, ndërsa në metropolet europiane, festat e fundvitit po priten me zbukurime marramendëse, duket se e njëjta gjë ka ndodhur dhe këtu.

Kryetari i Bashkisë ka uruar të gjithë shqiptarët, ndërsa ka premtuar se do të shpërndahen dhurata për fëmijë dhe aktivitet do të jenë pjesë e këtij programi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›