E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diagnostikimi me kancer, mesazhi i një eksperience të ndarë në Twitter

Xeni Jardin, një bloger dhe gazetare amerikane që merret me teknologjinë ka ndarë hap pas hapi në Twitter eksperiencën e saj të diagnostikimit me kancer në gjoks. 39-vjeçarja bashkëpunëtore e New York Times, Guardian, Los Angeles Times, i është nënshtruar një mamografie pas këshillës së shoqeve të saj.

Ajo e ka ndarë eksperiencën e saj me 50 mijë ndjekësit në Twitter. Nga zgjedhja e klinikës ku do të bënte mamografinë, deri në momentin e zbulimit se ishte me kancer, Xeni ka përshkruar çdo gjë, duke e kthyer eksperiencën e saj në një mesazh të fuqishëm drejtuar të gjitha femrave.

Jam në duar të sigurta, -- shkruan ajo në postimin e fundit, -- para meje kam një rrugë të gjatë që do të më çojë drejt lumturisë dhe një jete të shëndetshme e pa kancer.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›