E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet 1 ton marijuanë Made in Albania. Pranga 4 shqiptarëve

shume-drogeItali- Një sasi prej një ton marijuanë është sekuestruar sot nga autoritetet italiane që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjithashtu u arrestuan katër shtetas shqiptarë. Operacioni i policisë italiane u krye në brigjet e Otrantos, ku u sekuestrua edhe lënd narkotike në një skaf që ishte nisur nga Shqipëria.

Siç thonë mediat italiane, skafi i mbushur me çanta me drogë është pikasur mbrëmjen e së enjtes nga një helikopter që patrullonte në afërsi të brigjeve të Otrantos.

Katër skafistët shqiptarë arritën të nxirrnin lëndën narkotike në breg dhe më pas tre prej tyre u larguan, për tu arrestuar ë vonë, ndërsa njëri u kap pranë çantave që përmbanin saktësisht 1104 kg drogë, e destinuar për shitje në tregun italian.

Policia publikoi inicialet dhe moshën e tyre, B.Z 26 vjeç, B.D 25 vjeç, D.F 23 vjeç, V.T 40 vjeç.

Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›