Tiranë, vritet me thikë një person se kishte borxhe, arrestohet autori
Tiranë- Një person ka humbur jetën sot në mbrëmje në një zonë periferike të kryeqytetit.
Artur Gjiza 40-vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga shtetasi Besim Ndreu në Paskuqan.
Sipas burimeve të bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi viktima kishte para borxh autorit.
Menjëherë forcat e policisë së Komisariatit numër 5 në kryeqytet bënë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.
Ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Viktima ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.