Tiranë, në 6 muaj, 7 mijë vizitorë në Galerinë e Arteve
TIRANE – Shifrat flasin për një rritje të numrit të vizitorëve që kanë prekur Galerinë e Arteve në këtë 6 mujor të parë të vitit 2013, çka do të thotë se janë më shumë shtetasit e huaj dhe ata shqiptarë që dinë më shumë për artin tonë, rrjedhën e tij ndër shekuj dhe që mund të prekin artin e krijuar në Shqipëri, apo nga artistët shqiptarë. Në gjysmën e këtij viti, janë rreth 7 mijë vizitorët që ka ndjellë Galeria e Arteve dhe shumë prej tyre kanë shkuar aty për të parë katër ekspozitat qendrore të çelura prej fundvitit.
Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi këto janë shifra të pakrahasueshme me vizitorët në galeri a muze të vendeve të tjera europiane apo të rajonit.
Genti Gjikolaj i sektorit të ekspozitave në Galerinë e Arteve pohon se ndonëse ka qëndruar rreth një muaj e çelur, ekspozita që riktheu Alush Shimën, pas disa vitesh mungesë, ishte më e vizituara.
Megjithë numrin në rritje të vizitorëve, Galeria jonë e Arteve mbetet larg të qënit një muze arti, sikundër kërkohet të jetë, pasi ajo është një galeri modeste arti e një vendi të vogël, siç është Shqipëria.
(er.nu/news24/BalkanWeb)