Rruga e Arbrit, Berisha: Zgjidhet ndërtimi i plotë, nga një kompani kineze
Tiranë- Kyeministri ende në detyrë Sali Berisha ka njoftuar sot kompania kineze CSCEC ka paraqitur një ofertë për ndërtimin e plotë të rrugës së Arbrit.
“Zgjidhet financimi dhe ndertimi i plote i Rruges se Arberit!
Rruges se dyte te Kombit!
Te dashur miq, pas mbi nje vit tratativash me autoritetet kineze, kompania e ndertimit nr.1 ne Kine por dhe ne bote CSCEC paraqiti nje oferte per ndertimin e plote te 27 km te rruges se Arberit qe kane mbetur pa ndertuar perfshire ketu tunelin e Qaf Murrizit dhe Uren e Vashes. Kompania do beje vete financimin e plote (koncension) ose te pjesshem te ndertimit te rruges me nje kredi qe qeveria kineze i akordon asaj per kete veper. Sipas nje opsioni tjeter qeveria shqiptare mund te behet bashkefinancuese me shumen 70 milion euro. Ne te dy rastet pala shqiptare duhet te marre persiper pagesen e pervitshme te fitimit te munguar nga trafiku per vitet e nxjerrjes se investimit nga kompania. Oferta, ne cdo aspekt, eshte shume e leverdisshme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazen e saj, sipas ligjit do hapet se shpejti tenderi nderkombetar.
Rruga e Arberit eshte rruga e dyte e kombit. Me ndertimin e tunelit te Murrizit distanca midis Shkupit dhe Tiranes shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopise, Bulqizes dhe Tiranes behet perkatesisht 60 dhe 30 min. sb”,- shkruan Berisha në Facebook.