Itali kapet banda nga Tirana e kokaines dhe eurove te falsifikuara

Ne Bolonja te Italise jane leshuar 20 masa kufizuese duke perfshire edhe urdher-arrestet dhe detyrimet e qendrimit ne burg kunder dy grupeve te trafikanteve te kokaines dhe euro te falsifikuara.
Nga hetimet e kryera jane konfiskuar me shume se gjashte kg kokaine dhe 50 000 euro te falsifikuara. Grupi i pare me origjine nga Tirana importonte kokaine nga Belgjika dhe Holanda. Ata e mbanin drogen ne restorante te Bolonjas ndersa shitja e saj behej kryesisht ne zonat e Lombardise Toskanes dhe Pulias. Grupi tjeter i perkiste Kalabrise te cilet merreshin me trafikun e droges dhe shitje te kartemonedhave te falsifikuara.