Lece kapet 300 kg marjuane qe vinte nga Shqiperia

Nje konfiskim i madh marjuane me shume se 300 kg ndare ne 15 pako eshte kapur nga Guardia di Finanza ne Lece Itali. Ne kete operacion eshte arrestuar skafisti qe ishte nje shqiptar 33 vjec. Sasia e droges sipas policise italiane eshte nisur nga brigjet shqiptare.
Droga eshte transportuar me nje barke rreth 5 metra te gjate. Kontrabandisti pasi ka kuptuar eshte pikasur nga policia eshte perpjekur te largohet nepermjet tokes por pa mundur ta realizoje.
Operacionet vazhdojne ende ne perpjekje per te zbuluar pranine e mundshme te trafikanteve te tjere dhe bashkepunetoreve.