Shiringa të cilësisë së dyshimtë

Priti dy muaj për t’u furnizuar me shiringa.
E kur kjo ndodhi, Qendrës Klinike Universitare i erdhën vetëm të kapacitetit prej 20 mililitrave.
Kështu, duke qenë se janë i vetmi lloj në dispozicion këta shirina po shfrytëzohen edhe në vend të atyre shumë të vogël.
E kapaciteti, nuk ëhstë e meta e vetme e këtyre shiringave. E diskutueshme është edhe cilësia.
“Janë shumë të dobët, shumë të mëdhej janë për ineksion muskulor …”, ka thënë Gazmend Hoti, infermier në Kirurgjinë Abdominale, QKUK,
Me këtë material shpenzues njëpërdorimësh e më së paku të nevojshëm, kjo qendër u furnizua, pavarësisht se kërkesa ishte bërë për 5 lloje. Ato i solli vetë Ministria e Shëndetësisë.
“Ka kërkesa javore, mujore, por kërksa po dallon shumë nga furnizim”, ka thënë Njazi Gashi, drejtor i QKUK-së,
Por, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se deri të premten, kjo qendër do të furnizohet edhe me llojet tjera të shiringave. Ai mos furnizimin e deri tanishëm e arsyetoi me mungesën e shiringave edhe në vend. Megjithatë, kompania që e ka fituar tenderin sipas tij, nuk e ka tejkaluar afatin prej 45 ditësh për furnizim./Indeksonline/