Mos të zëntë karroatreci
Kush ka provuar këtë pengmarrje të makinës me karrotrec e kupton sakaq se strukturat e policisë rrugore në bashkëpunim me një rrjet të mirëorganizuar xhvatësish zyrtaro-privatë, me pronarët të karrotreceve e të një parkingu privat në periferi, kanë krijuar një zinxhir stërmundimesh para se të marrësh ose jo makinën…Nuk pyet as në ta kanë vënë gjobën pa të drejtë, mjaft që të ikësh sa më parë nga ky qerthull gjysmë shtetëror e gjysmë privat. Kjo “vegël zyrtaro-private” e padukshme dhe e panginjur nuk ka qëllim tjetër, përveçse të të “rrjepë” sa më parë, si një peshk që ka rënë papritur e pakujtuar në rrjetë…Goditja e parë të vjen kur shkon i shkujdesur te vendi ku ke parkuar dhe nuk e gjen aty makinën, e mendja të shkon te hajdutët! Por, kur denoncon vjedhjen në komisariat, i lehtësuar dëgjon se makinën nuk ta kanë vjedhur, por ta ka rrëmbyer karrotreci…Me përtesë policët e shërbimit të thonë ku gjendet parkingu…”Në unazën e re, para se të dalësh te kryqëzimi i autostradës ka një benzinatë; merr në të djathtë, vazhdo dhe…ke me e gjet!”…Pasi gjen parkingun misterioz, në një rrugë pa rrugë, në të dalë të Tiranës, pas kryqëzimit përherë të bllokuar të Teknologjikes, dhe kur, -më në fund!, - e gjen “parkingun e policisë” (që nuk qënkësh i policisë, por i një privati që ka lidhur “kontratë” me rrugoren!), ndalon para një porte të hekurt, pas të cilës fshihet një fushë djerrë e pluhurosur…Një zë me dialekt “zyrtar” nuk të lejon të hysh brenda…”Shko paguj gjobën, or ti!” …”Ku të paguaj?”…”Shko në Kinostudio, or ti!”…Epo mirë, ja, po e paguan gjobën, po përse duhet të sorrollatesh e të vuash kaq shumë? Përse të mos paguash aty, te burg-parkingu? Shpejt e kupton se në çdo kontakt me administratën e sotme, djallëzisht shpiken lloj-lloj vështirësish, ngatërresash e pamundësish të cilat duhet të të depersonalizojnë deri në atë farë feje, sa të detyrohesh të japësh me qejf rryshfetin e bekuar; njëkohësisht duhet të ndjehesh edhe i lumtur që, pas shumë vërdallosjesh, “ata” e pranuan rryshfetin, këtë shkop magjik që e zgjidh ngatërresën… Rryshfetmarrja tashmë është stërholluar e sofistikuar, kanë hyrë në lojë tenderat, legalizim-privatizimet, projektet, pronat e favoret e pamerituara…Rryshfetit të sotëm i janë rritur “kreditet”, sepse nuk kryhet më me qindarka, por me miliona, me euro, me bizhuteri, me firmato, me toka të faluara, me apartamente e vila, me emërime e gradime, etj.etj…Zor se mund të gjesh një derë zyre që nuk hapet e mbyllet me çelësin kopil të rryshfetit!…Mekanizmi i rryshfetit drejton jo vetëm psikën e një polici trafiku, por edhe të një gjykatësi, doganieri, tatimori, mjeku, ministri, deputeti, mësuesi, faturisti dhe cilitdo nëpunësi tjetër; sepse vetëm rryshfeti mund të të “dhurojë” edhe mbi një milion euro fitim përveç rrogës, si dëgjuam ditët e fundit për një ministër të përkushtuar! Rryshfeti është sot qeveria dhe qeverisja reale në pushtetin lokal, në atë qendror e në çdo pushtet tjetër, të varur e të pavarur, duke e transformuar çdo lloj marrëdhënie në allishverish!...
“Ju lutem, mund të më thoni përse nuk hapni një sportel te parkingu?”, pyes i nervozuar sportelisten… ”Zotëri, mos më bërtit mua këtu, shko e pyet shefat!”…”Ka të drejtë kjo, vëlla! Kot e ke!”, më thotë në vesh një qytetar që priste pas meje. “Kot!”, - kjo fjalë narkotike të bën menjëherë esëll, të pafuqishëm, të padobishëm, të jashtëligjshëm. Sigurisht që do të dorëzohesh. Të kërkosh shefat e mëdhenj të policisë është vërtet një punë e kotë, pse jo, edhe e rrezikshme. Do të harxhosh një ditë tjetër dhe, edhe nëse i kap dot, ata me siguri do të dijnë të të tregojnë kufirin te thana…”Sepse ka edhe më keq, or byrazer!”. Ky mendim që e kemi dhuratë nga e kaluara e afërt dhe e largët, nga përballjet e mësim-pësimet me aparatin shtetëror, të paralizon, ta mbyll gojën si me shtupë, të ngrin mendjen, të detyron të ulësh kokën e të nënshtrohesh edhe kur ke të drejtë…Një parkingun e Durrësit, më tregoi një mik, të shkarikojnë bateritë që të detyrohesh ta ndezësh duke paguar një dy mijë lekësh (të vjetër) tjetër “gjobë”…Po e ndeze vetë me kavot e tua bëhesh me sherr…Reagimi i parë që të mbin në kokë në raste të tilla është: të protestosh, të ankohesh! Po ku? A mund të më thotë ndonjë qytetar se ku mund të ankohesh?
Histori të ngjashme ka provuar çdo qytetar, në mos me makinën, me faturat e energjisë elektrike e të ujit, kur kalon në doganë, kur përballesh me tatimorët, me mjekët e mësuesit, kur nuk zgjidh dot hallin me nëpunësit e bashkive, ata të kthimit të pronave, të zyrave të rregjistrimit, gjykatat, etj , etj…Në këto marrëdhënie me zyrat e kupton se jo vetëm që rryshfeti qeveris e komandon, por edhe se qëllimisht nuk merren masa (“nga lart”) që të kufizohet sadopak dëmi rrënues që sjell një mbarëkorruptim i tillë. Mesa duket nuk i leverdis klasës së sotme ky kufizim. Kësisoj, mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë autoritetin e një zyre, natyrisht në raport me fuqinë e pushtetit…Duke e bërë rryshfetin çelësin kryesor të zgjidhjes së një halli, të një drejte të mohuar a të pretenduar, automatikisht e njëkohësisht paralizohet edhe rezistenca qytetare, protesta, kundërshtia, Ligji, fuqia e opinionit publik, mundësia dhe shpresa për një shtet të së Drejtës…Qytetari dorëzohet pa kushte para një trysnie të tillë, sepse: “është e kotë, vëlla”! është e kotë të ankohesh, e kotë të kundërshtosh (mund ta pësosh më keq), e kotë të ndjekësh rrugën ligjore se nuk e gjen dot të drejtën që të takon, se është e kotë…e kotë të përballesh me administratën (se qeveria e kap lepurin me qerre!). E pra, kur ke një rrugë më të shkurtër: rryshfetin, përse të vërtitesh gjyqeve, kur dihet se pa ndihmën e rryshfetit, sado të drejtë të kesh, sado të luftosh, me siguri ke për të humbur? është e njëjta gjë si të ankohesh për faturën e energjisë elektrike, të ujit, të telefonit apo për gjobën që të vë polici, sepse, tekefundit, je i detyruar të paguash jo vetëm se do të të rritet kamata, por dhe se askush e askurrkund nuk ke për të gjetur të drejtën që të takon! Përndryshe, ke për të mbetur pa ujë e pa drita…Të ankohesh “lart”? Nuk është e vështirë të kuptosh se është një punë akoma më e kotë.
E kotë të kërkosh të drejtën aty ku ajo dhunohet e poshtërohet, aty pra, lart e më lart!
Ku po shkojmë kështu?!