E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, karabinieri vret te riun shqiptar

Nje 27 vjecar shqiptar ne Itali ka mbetur i vrare pasi eshte qelluar nga nje karabinier teksa tentonte t’i shpetonte arrestimit.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave makina me te cilen po udhetonte shqiptari ka rezultuar e vjedhur, prandaj dhe policia eshte perpjekur ta ndaloje ate.

Por ne arrati e siper, karabinieri ka hapur zjarr duke e lene te vrare te riun shqiptar, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Burimet shtojne se mbi ngjarjen eshte hapur nje hetim qe pritet te hedhe drite mbi rrethanat e saj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›